Formulari prind1 apo prind2, Hazizaj: Formular dyshues nuk dihet nga ka ardhur
Formulari prind1 dhe prind2 i cili u shpërnda në kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit hasi një sërë debatesh.
Institucionet si Bashkia e Tiranës ashtu edhe Ministria e Arsimit përball këtij fakti deklaruan se nuk ishte një iniciativë e ndërmarrë prej tyre.
Prindërit reaguan si dhe shoqëria civile. Të ftuar në një panel Doralda Tanellari sociologe Doris Kurtagja prind fëmije dhe Altin Hzizaj kreu i CRCA diskutuan tek pasdite " Jeto me orën" rreth tij.
Hazizaj u shpreh në një lidhje “Skype”, se ky formular ka krijuar zhurmë dhe nuk dihet ende se kush e ka shpërndarë.
Ndërsa shtoi se kjo sjell konfuzion dhe shton konflikte brenda shoqërisë.
"Rasti konkret është shumë dyshues, kush e ka nxjerrë ne ende se dimë, dimë që është shpërndarë në dyert e kopshtëve kaq " u shpreh Hazizaj.
Ndërsa sociologia Tanellari u shpreh se këto nisma që nuk mbështeten nga ligji sjellin problematika dhe debate por pa ligj asgjë nuk aplikohet. Sipas saj informacionet që serviren mediatikisht duhen filtruar.
Ndërsa Doris Kurtagja tha se prindërit nuk ishin gati për këto ndryshime.
"Ne nuk jemi gati ti pranojmë këto ndryshime e tja u shpjegojmë fëmijëve" -tha ajo
