Patronazhistët, Nurellari: Rama si Gruevski, punësonte njerëz për të mbajtur pushtetin dhe s'kishte zyra

Dixhitalizimin e një sërë shërbimesh Adri Nurellari nuk e gjen të reflektuar te administrata e fryrë.

Në "Ora e Betit" në Rtv Ora, ai thotë të gjitha rrethanat do të kishin çuar në ulje të të punësuarve por ka tejkaluar shifrën e 2013.

Këtu ai gjen ngjashmëri të Ramës me Gruevskin.

Nurellari: Si shpjegohet që vetëm vitin e fundit janë 12 mijë të punësuar të tjerë? E ka marrë 165 mijë të punësuar në 2013 ndërkohë popullsia ka ikur, janë automatizuar shërbimet dhe proceset, ka ardhur 183 mijë. Numër i ngjashëm i njerëzve që ka pas punësuar Gruevski, kështu e mbante pushtetin duke punësuar njerëz që nuk kishin as zyra ku të rrinin. Nuk është rastësi skandali i patronazhit. Nëse janë procese të automatizuara nuk duhet të ketë më njerëz në ato zyra, nëse ke pajtuar shërbime publike nga operatorë privatë do të duhet të mos kishe aq të punësuar. Të gjitha rrethanat do të kishin çuar në ulje të të punësuarve dhe ke të kundërtën. Shtohen për të siguruar vota dhe kjo shpjegon dhe fitoren elektorale të sivjetshme.