Dhuna në Kamëz/ Vajza e mitur shkoi në spital në koma, e ëma refuzoi denoncimin. Pse dyshohet që i ati mund të ketë abuzuar seksualisht me të
Zbulohen detaje të reja nga dhuna e tmerrshme që i është ushtruar vajzës 6 vjeçe nga babai i saj.
Burime nga pediatria bëjnë me dije për Ora News se vajza është paraqitur në spital në gjendje kome.
Në të pasmet e saj kishte hematoma dhe shenja kafshimi. Gjithashtu ka të dëmtuara dhe zorrët. Nga analizat transaminazat e mëlçisë nga 5 që është normalja vlera ka qenë 2000.
Në këto kushte mjekët kanë dyshuar se përtej dhunës mund të kishte dhe një ngacmim seksual.
Në këto momente është lajmëruar e ëma e vajzës e cila është konfliktuar pasi nuk ka dashur që të bëhej denoncimi.
Vajza krahas ndërhyrjes së parë po mendohet ti nënshtrohet dhe një ndërhyrjeje tjetër me ekip më të specializuar pasi shumë organe të brendshme përfshi dhe pankreasin i ka të dëmtuara.
Gjykata e Tiranës sot ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg ndaj 27 vjeçarit. Ai ka pranuar dhunën fizike pork a mohuar të ketë abuzuar seksualisht me të.
