"Nuk jam Saliu i 2013-tes. Flej më pak, punoj e lexoj më shumë." Berisha: Gati të rikthehem në PD, nuk do ju zhgënjej, por...
Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh i gatshëm të rikthehet në krye të PD-së, por fillimisht ai tha se brenda PD-së duhet të garantohet një garë e lirë.
Kishte dhe dy fjalë për rikthimin e tij në takimin me demokratët në foltoren që po mbahet sot pasdite në Kamëz.
“Po nuk rikthyem këto norma nuk përmbushim dot misionin tonë. Sa i takon rikthimit, misioni është të krijojmë një garë të hapur dhe të barabartë. Ju siguroj se nuk i shmangem asaj dhe i garantoj se kurrë nuk do i zhgënjej. Rikthimet në histori kanë qenë vetëm suksese.
Është e vërtetë se unë rikthehem pas 8 vitesh por nëse më thoni kush është ndryshimi mes Berishës 2013 dhe 2021 mund tju them: Flej më pak, punoj më shumë e lexoj më shumë. Sa i takon faktit që do e kthejmë PD në shtëpinë e lirisë nënkupton ristrukturimin e saj”
Berisha tha se do të punohet që të gjitha forumet e PD-se të jenë funksionale dhe nëse ata do ta votonin ai do ishte gati ta pranonte.