“Rama ikën vetëm me protesta”, Berisha tregon se çfarë i tha biznesmeni nga Mamurrasi

Një qytetar nga Gramshi i cili ka marrë pjesë në ‘Foltoren’ i ka kërkuar ish-Kryeministrit Sali Berisha që të zhvillojnë protesta për të larguar Kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij ky i fundit nuk largohet në mënyra të tjera.

Qytetari: Jemi takuar për herë të parë në Nëntor të 1997. Jam personi që ju kam sjellë 11video-kaseta se çfarë ka ndodhur në Shqipërinë e Jugut.  S’kam ardhur për t’ju thur lavde sepse ju e keni bërë biografinë tuaj si askush më parë. Edi Rama nuk ikën me lutje, Edi Rama ikën me aksion dhe me përmbysje. Jam po ai që kam qenë në ’97, dhe po ju them se nuk ka zgjidhje tjetër përveç protestave deri në përmbysjen e plotë.

Ndërkohë Berisha teksa i ka kthyer qytetarit përgjigje ka treguar dhe historinë e biznesmenit nga Mamurrasi i cili i ka thënë që protestat të zhvillohen për 6 muaj për largimin e Ramës.

Sali Berisha:Jam dakord me ju. Do ju informoj se para 10 ditësh një biznesmen nga Mamurrasi me erdhi në zyrë dhe më thotë; Sali ky nuk ikën nëse ne nuk betohemi për protestë të pandërprerë 6 muaj rrjesht.