Policia jep informacion: Kush është lezhjani që i bëri ‘zbor’ policisë greke në aksionin Qafë-Botë
Shtetasi Gardjan Mirukaj, 39 vjeç nga Lezha është shoferi i cili theu sot traun në doganën e Qafë Botës dhe tentoi që t’iu arratiset policëve grekë.
Ndjekja policore si skenat e ngjashme me filmin shpejtësi e çmenduri kanë vijuar për rreth 30 kilometra në territorin grek, derisa makina e drejtuar nga shoferi shqiptar është ndaluar në Igumenicë.
Policia ka sqaruar rastin në një njoftim duke thënë se pas kontrollit të ushtruar në automjet nuk i është konstatuar asnjë send i jashtëligjshëm.
“Ditën e sotme, në pikën kufitare Qafë-Botë, një automjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Gardjan Mirukaj, 39 vjeç, banues në Lezhë, ka kaluar pikën kufitare duke mos iu bindur urdhrit të Policisë për të kryer kontrollin dhe verifikimin e dokumentacionit, duke kaluar në territorin Grek në menyrë të jashtëligjshme dhe duke mos iu bindur për ndalim dhe Policisë Greke.”- njofton policia.
Nga ana e Komisariatit të Policisë Sarandë do të kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.
