Aksident në Fushë-Krujë, përplasen dy automjete, plagoset drejtuesja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2021, 18:16
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin ‘Fushë-Krujë’, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Policia bën me dije se mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A. B., është përplasur me mjetin tip "Ford" me drejtuese shtetasen K. K., si pasojë kjo e fundit ka mbetur e plagosur.
“Me datë 02.11.2021, rreth orës 17:45, në aksin rrugorë Fushë Krujë-Krujë është përplasur mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A. B., me mjetin tip "Ford" me drejtuese shtetasen K. K., si pasojë është lënduar shtetësja K. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”- njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
