Demokratja Berishës: Të shoh në ëndërr. Gati të flej 100 ditë në asfalt se shlyj 100 vjet borxhet e Ramës. Ta rrëzojmë Ramën me protesta
Një qytetare nga Shkodra, banuese në Kamëz ndodhet në foltore për të mbështetur Berishën që të marrë drejtimin e PD-së.
“PD e Sali Berishën e kam në shpirt, në mendje e në gjak” tha ajo ndërsa prej dy vitesh tregon se sheh në ëndrra rikthimin e Berishës në krye të PD-se.Një qytetare nga Shkodra banuese në Kamëz ndodhet në foltore për të mbështetur Berishën që të marrë drejtimin e PD-së.
"Unë prej dy vitesh ti je në ëndrrat e mia që do i rikthehesh PD-së. Sot unë shpreh gadishmërinë e vendosmërinë që të shkojmë drejt një fitoreje të PD-së. Nuk do kesh vetëm burra por dhe nëna e gra që do të mbështesin deri në fitore.
"Të protestojmë. Të flejmë në asfalt derisa të rrëzojmë regjimin e Edi Ramës. Unë bëj një llogari më mirë flej 100 ditë në asfalt sesa shlyj borxhet e Edi Ramës për 100 vjet” tha mbështetësja.
Ajo i kërkoi Berishës dhe reformim e degëve të PD-së
“ Ne jemi futur në zgjedhjet e fundit pa forume e pa kryetar, por fati jonë ishte kandidati Flamur Noka ku ai siguroi dyfishin e votave. Të ketë një garë e lirë” tha ajo.
Edhe Berisha premtoi se do të ketë garë të lirë.
“Po nuk rikthyem këto norma nuk përmbushim dot misionin tonë. Sa i takon rikthimit, misioni është të krijojmë një garë të hapur dhe të barabartë. Ju siguroj se nuk i shmangem asaj dhe i garantoj se kurrë nuk do i zhgënjej. Rikthimet në histori kanë qenë vetëm suksese.
Është e vërtetë se unë rikthehem pas 8 vitesh por nëse më thoni kush është ndryshimi mes Berishës 2013 dhe 2021 mund tju them: Flej më pak, punoj më shumë e lexoj më shumë."