Berisha sulmon qeverinë Rama 3, denoncon bëmat e Ballukut, Xhaçkës edhe Arben Ahmetaj: Hajdutë profesionistë!
Nga takimi me demokratët në Kamzë, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se qeverinë e mandatit të tij të tretë e ka mbushur me hajdutë profesionistë.
Lideri historik nuk u kursye as në emra, duke rreshtuar si simbol ministret Balluku, Xhaçka, Kumbaro e deri te zëvendëskryeministri Ahmetaj.
Berisha: Foltorja është një mision i madh dhe ju jeni misionarë të këtij misioni sepse sot Shqipëria qeveriset nga një grup i cili nga mëngjesi deri në darkë nuk bën gjë tjetër vetëm vjedh, vjedh, vjedh qytetarët shqiptarë. Edi Rama ka grupuar në qeverinë e mandatit të tij të tretë hajdutët dhe hajdutet më profesionistë që ka pasur Shqipëria ndonjëherë në tërë historinë e saj. Për të maskuar vjedhjet monstruoze ka përzgjedhur si maskë mecapin e disa zonjave. Beqir Balluku ju garantoj se nuk ka vjedhur as 1/10 mbesa e tij që në mënyrë më kriminale nuk zbaton ligj as rregull por shpall tendera për Unazën me dyfishin e çmimit të tunelit të Kërrabës, 25 milion euro në një kohë kur tuneli i Kërrabës është ndërtuar me 14 milion euro kilometri. Pasi e shpall me 20 milion kujtohet se i duhen dhe 5 milion të tjera. E anulon tenderin dhe e shpall për së dyti me 25 milion euro. Ky është një rast por janë me dhjetëra raste si kjo. Merrni pak ministren e Jashtme që ka dalë nga piramidat.
Sa ishte ministre e Mbrojtjes, 460 hektarë toka bregdeti ja mori ushtrisë për t'ja dhënë akrabasë së saj, për të mos përmendur dhjetëra fluturime me helikopter, secili 15 mijë euro. Kjo qeveri që ka për simbol kreun e Meduzës dhe Arben Ahmetaj, hajdutin më profesionist të gjitha kohërave, nuk ka ku ti vësh dorën. Edi Rama nuk i nxjerr dot kurrë në televizor se në çdo fjalë u vjen era vjedhje. Po ministrja tjetër që quhet e Kulturës, e dini se shiti lahutën dhe çiftelinë. Lahutën u shiti serbëve, çiftelinë ua dha të tjerëve. Vegla me të cilat ne krijuam kulturën tonë kombëtare. Del, dhe i shkruan Neritan Cekës që ka të paktën 100 vite bashkë me të jatin kontribute në arkeologji se koha jote mbaroi. E vërteta është se sot është koha e hajnave, hajdutëve, atyre që shkelin mbi kulturën kombëtare. Kohërat janë kritike.Kjo qeveri bën gjithçka për varfërimin dhe mjerimin e shqiptarëve për dy qëllime. E para se të varfërit sundohen më kollaj dhe së dyti do të përsëzë masivisht rininë nga Shqipëria.

