" E kam bërë me mund për 30 vite, nuk ia dhuroj shtëpinë Edi Ramës. Banorët e "5 Majit" nesër protestë para kryeministrisë
Banorët e “5 Majit” vijojnë rezistencën në mbrojtje të banesave të tyre deri në arritjen e një akt marrëveshjeje që i kompenson ata me vlerën e çmimit të tregut. Banesat e tyre do të shemben pasi sipas një projekti të bashkisë aty është parashikuar zonë në zhvillim që parashikon ndërtimin e pallateve për familjet e prekura nga tërmeti.
Banorët kanë disa ditë që vijojnë rezistencën dhe paralajmërojnë nesër një protestë para kryeministrisë.
“Ka 30 vite. E bëmë me mund.. Shteti të vijë ne popull jemi, por tani që i dhamë votën të na shkelë me këmbë?!
Të na japë atë që na takon. Taksat i kemi takuar. Nuk firmos kurrë atë akt marrëveshje që thotë do ia dhurosh shtetit për pallate publike. Çfarë ti dhuroj shtetit unë nuk kam bukë të ha ti dhuroj shtetit që e kam bërë për 30 vite. Si tia dhuroj Edi Ramës?!” thotë një banorë për mikrofonin e Ora News.
Ata thonë se bien dakord për prishjen e shtëpive po më parë të kenë në dorë një kontratë që u siguron atyre se ku do të shkojnë.
“Edi Rama të vijë të ma vlerësojë të më japë lekët për çmimin e tregut dhe të bëjë çtë dojë pallate gradacela. Nuk ka shanse të hyjë në pronën time taksat ia kemi paguar një më. Çfarë jemi ne bagëti?! Jemi popull. Do ikin të gjithë tia lëmë Edi Ramës të fusë kokën tek ky pallati."
