"Ballkani i Hapur vdiq!" Berisha përshëndet votuesit maqedonas: I prenë biletën një aventurieri
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar humbjen e LSDM-së në zgjedhjet vendore që çuan dhe në dorëheqjen e Zaev si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së.
Ai përshëndeti votuesit maqedonas, të cilët sipas tij i prenë biletën një aventurieri që e ktheu Maqedoninë e Veriut në "mollë sherri" për Bullgarinë dhe Serbinë.
Me ikjen e Zaev, sipas tij vdiq dhe nisma Ballkani i Hapur, një projekt kundër Kosovës dhe kombit shqiptar.
Berisha: Si fantazmë në Ballkanin e pas luftrave shëtit aleanca triaterale Beograd-Tiranë-Shkup kryekëput kundër Kosovës dhe kombit shqiptar. Përshëdes qeverinë e Kosovës që qëndroi e palëkundur kundër kësaj nisme që sjell konfliktualitet, rikthen hegjemoninë e Beogradit në Rajon, një nismë që shndërron Shqipërinë dhe Maqedoninë në vasalë të Beogradit, që rrethon Kosovën me klika armiqësore, një vend që sapo doli nga luftrat dhe konfliktet nuk ka nevojë për hegjemonizma por bashkëpunim mes vendeve të barabarta. U dërgoj një përshëndetje të përzemërt votuesve të Maqedonisë së Veriut që i prenë biletën një aventurieri, i cili me aventurën e tij e shndërroi Maqedoninë e Veriut në mollë sherri mes Bullgarisë dhe Serbisë.Ky politikan i verbër harroi se për Beogradin Maqedonia e Veriut nuk ka qenë asgjë tjetër veçse juzhgia Serbia. Maqedonia u krijua për të mos lejuar formimin e Serbisë së madhe por as Bullgarisë së madh. Ky vrapoi drejt Beogradit si të ishte i biri i Pashiqit. Zhvillimi i madh i Maqedonisë së Veriut ishte se aty ku u pagëzua me emrin e George Soros Ballkani i Hapur aty dhe vdiq dy ditë më parë nga vota e qytetarëve të Maqedonisë.
