Përplasi për vdekje këmbësorin në aksin Fushë Krujë-Tapizë dhe u largua, arrestohet shoferi

Një ditë pas aksidentit fatal në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë që i mori jetën këmbësorit  I. M policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.

Në pranga ka përfunduar 41-vjeçari me iniciale I.Sh.

Ai po drejtonte mjetin tip "Benz" kur rreth orës 17:35 përplasi këmbësorin dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.