SPAK edhe 1 muaj kohë për verifikimet mbi dosjen e ish gjyqtarit të Kushtetueses, Fatos Lulo

Gjykata e Posaçme i jep edhe një muaj kohë prokurorisë së Posaçme për të  plotësuar dosjen e hetimeve për ish anëtarin e Gjykatës Kushtetuese i akuzuar për fshehje pasurie.

Seanca paraprake u shty më 1 dhjetor. Gjatë kësaj kohe prokuroria duhet të përfundojë verifikimet e kërkuara nga Gjykata.

Më 3 gusht 2021 të këtij viti SPAK deklaroi dërgimin në gjyq të dosje së ish-gjyqtarit Fatos Lulo i cili akuzohej se kishte kryer deklarim të rremë të pasurisë duke fshehur disa prej aseteve që ka pasur ndër vite në zotërim.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi më 23 mars 2018 nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.

Lulo nuk e justifikonte pasurinë e deklaruar mes të cilave flitej dhe për një shumë 480 mijë dollarë kanadeze.