Historia frymëzuese e Diegos, tenori që synon skenat botërore

Forca njerëzore, dashuria dhe pasioni për të bërë atë çka dëshiron në jetë të shtyn të kalosh çdo vështirësi dhe pengesë që të del rrugës.

E tillë është historia frymëzuese e tenorit Diego Zelka, i cili studion kanto në Akademinë e Arteve në Tiranë.

"Dëshira për të kënduar ka lindur me mua. E kam kuptuar në moshën 6 vjeçare. Fillimet e mia ishin në piano. Më vonë duke u rritur kuptova që këndimi ishte ajo që unë doja të bëja", u shpreh i riu në emisionin "Ditë e Re" në Rtv Ora.

Diego tha se  ka filluar të këndojë që në moshën 6-vjeçare dhe se në fillim kishte shumë emocione, që tashmë i ka kaluar.

"Koncerti im i parë ka qenë 6 vjeç. Më pas vazhdova me koncerte tjera. Në fillim kisha shumë emocione, ishin emocione të forta. Por me kalimin e kohës dhe duke e studiuar si profesion mësova si ti menaxhoj", u shpreh tenori.

Ndër të tjera ai thotë se ka kaluar momente të vështira në jetë dhe se i ka kaluar.

Tenori pranon se has vështirësi.

"Dua shumë që të kem  një të ardhme në profesioni tim. Normalisht kam pasur vështirësi. Kam pasur momente që kam dashur ta lë. Kam pasur shumë momente të tilla në jetë. Por tani e mendoj shumë rrallë.

Ka ndikuar për pjesën e mundësive  që janë më të kufizuara dhe pjesën e literaturës që është e kufizuar. Unë duhet të shkruaj atë që më diktojnë. Për ndryshe nuk më ka kufizuar askund", tha Diego./Ora News/