Ish-polici në Laç u vra për sherret e të birit? Dy persona kryen atentatin, u përdorën dy armë

Ish polici Xhelal Reçi, 60 vjeç u ekzekutua  në derë të biznesit të tij në afërsi të bashkisë së Kubinit. Viktima cili ka në pronësi një dyqan rrobash sapo kishte zbritur nga makina tip "Benz" për të hyrë në biznesin e tij kur është përballur me tre autorët.

Atentatorët mbanin në kokë kapele dhe maska kirurgjikale, ndërsa në duar secili prej tyre mbante pistoletë. Ngjarja ka ndodhur mes kamerave, të cilat kanë filmuar skenën e vrasjes, ku rezulton se mbi 60-vjeçarin kanë qëlluar dy prej atentatorëve.

Pasi kanë kryer ekzekutimin autorët që lëviznin më mjetin tip Toyota janë zhvendosur në zonën e Milotiti në afërsi të një lumi aty ku kanë djegur makinën.

Sipas ekspertizës brenda saj nuk janë gjetur armë zjarri, e ndërsa automjeti rezulton i vjedhur rreth 1 muaj më pra në zonën e Fierit dhe më pas i ishin vendosur targa të huaja.

Nga Miloti autorët kanë humbur çdo gjurmë duke iu shpëtuar edhe postblloqeve të policisë.

Pas ngjarjes policia ka shoqëruar disa të dyshuar dhe dëshmitarë të ngjarjes të cilët janë lënë të lirë pas marrjes së deklarimeve. Hetimet e policisë janë përqendruar tek aktiviteti i dy djemve të ish-policit, Besnik dhe Ervis alias Genti Reçi të cilët sipas uniformave blu njihen si problematikë në zonën e Laçit dhe Milotit.

Njëri prej djemve të ish-efektivit Besnik Reçi ishte shënjestër e një sulmi më armë ngjarje kjo e ndodhur 1 vit më pare teksa po lëvizte më makinë dhe 2 persona iu afruan më motoçikletë dhe e qëlluan me armë por që fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Në pyetje priten të merren edhe familjarët e viktimës dhe konkretisht djali i tij i cili ndodhet në Shqipëri për të mësuar më shumë mbi aktivitetin e të atit.

Hetuesit dyshojnë se atentati ka ndodhur për shkak të djemve të 60-vjeçarit për shkak se Xhelal Reçi njihej si person i qetë dhe pa konflikte.

Ish-polici në Laç u vra për sherret e të birit? Dy persona
Vendi ngjarjes, makina e autorëve dhe viktima Xhelal Reçi
Ish-polici në Laç u vra për sherret e të birit? Dy persona
Momente nga atentati i një viti më parë ndaj djalit të Xhelal Reçit