Aksident në Fushë- Krujë, makina përplas për vdekje këmbësorin, shoferi largohet

Një aksident i rëndë është regjistruar në Fushë- Krujë, ku një person ka humbur jetën pasi është përplasur nga makina.

“Me datë 31.10.2021, rreth orës 17:35, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, një mjet tip "Benz" ka aksidentuar shtetasin I. M., këmbësor, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.”- njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili  ka braktisur automjetin dhe është largur nga vendngjarja.