Ky është biznesmeni që u ekzekutua sot në Laç, policia shoqëron disa persona, sekuestrohen kamerat e sigurisë
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2021, 12:02
Ky është Xhelal Reçi që u ekzekutua mëngjesin e sotëm në një atentat me armë zjarri në Laç.
Policia e Kurbinit ka shoqërua disa persona lidhur me vrasjen 61-vjeçarit.
Ora News mëson se personat e shoqëruar janë kryesisht në cilësinë e dëshmitarëve në vendngjarje ose personave që kanë dijeni mbi ngjarjen.
Policia gjithashtu ka sekuestruar kamerat e sigurisë përreth vendit ku ndodhi vrasja, pamjet e të cilave pritet të ndihmojnë policinë për të rënë në gjurmët e autorëve të atentatit që dyshohet se kanë qenë dy.
Për vrasjen janë përdorur dy armë, një automatik dhe një pistoletë. Makina, me të cilën dyshohet se autorët e kryen atentatin, u gjet e djegur në Milot.
