Përshkallëzohet protesta te “5 Maji”, banorët: Shtëpitë po shemben, ende s’kemi lidhur akt-marrëveshje
Protestës së banorëve të 5 Majit iu bashkuan edhe qytetare te tjerë që preken nga shembja e shtëpive ne projektin e rindërtimit. Ata kërkojnë nga Bashkia Tiranë lidhjen e një akt marrëveshje dy palëshe. Në një kohë që të dëmtuarit nga tërmeti do futen në shtëpi të reja, banorëve që po u shemben shtëpitë mbetën pa strehë.
Protestës së banorëve të 5 Majit iu bashkuan edhe qytetare të tjerë njësisë administrative 4 në Tiranë. Edhe ata preken nga projekti i rindërtimit pas demëve nga tërmeti.
E vetmja letër që u ka mbërritur në dorë është VKM. Me data specifike e të mirëpërcaktuara njoftohen ekzekutimin e vendimit nga IMT. Ajo që nuk saktësohet është strehimi i tyre gjatë kësaj kohe dhe vlera e kompensimeve të lëna pa afat dhe pa çmim shitblerje.
“Do të përfitojnë në objekte e reja të cilat nuk përcaktohen se ku janë këto objekte dhe do të ndërtohen në të ardhmen. Unë nuk e kam firmosur. Kjo nuk është akt marrëveshje. Kjo është që ne të shkojmë te noteri dhe të deklarojmë me vullnetin tonë se pronën ja japim Bashkisë. Vlerësimi është vlerësim reference. Kjo është e padrejtë për këtë komunitet. Jetoj në tokën time dhe s’kam të drejtë të jetojë."
“Unë kërkojë që të më njihet paraja që kam hedhur në pronën time.”- shprehen qytetarët.
Me certifikate e pronësie në dorë kërkojnë vetëm zbatim të kushtetutës mbi mbrojtjen e pronës private.
“Me certifikatë pronësie, dokumentacionin e rregullt.
Kanë vendosur të vijojnë protesta edhe në institucionet ku merren dhe ekzekutohen vendime.
“Gjithë banorët ka dy javë që bëjmë protestë dhe asnjë nga institucionet shtetërore nuk e merr seriozisht qoftë një deklaratë për shtyp që të japë sqarim."
Kërkojnë nga Bashkia e Tiranës lidhjen e një akt marrëveshje të dakortësuar mes dy palëve ,pasi në një kohë që të dëmtuarit nga tërmeti do futen në shtëpi të reja ,për banorët që u shkatërrohen banesat po krijohet një tjetër dramë sociale.
