Meta takon shqiptarë në rrugët e Romës: Krenarë për integrimin e tyre në shoqërinë italiane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2021, 20:11
Presidenti i Republikës Ilir Meta ditën e sotme ka marrë pjesë në meshën e së dielës në Kishën Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë.
Ndërkohë gjatë kësaj vizite ai ka takuar shume shqiptarë që jetojnë në Itali. Meta nuk ka hezituar që të shkrepë një foto me ta në rrugët e qytetit.
Krahas një video që ka ndarë në rrjetet sociale, ai shkruan se u ka kërkuar të mos e harronin kurrë gjuhën shqipe dhe Shqipërinë.
“Kënaqësi të përshëndetesha sot në Romë, me shumë shqiptarë. Me vogëlushë të mrekullueshëm, që ju kërkova të mos e harronin kurrë gjuhën shqipe dhe Shqipërinë. Por edhe me një grup qytetarësh nga Kavaja e Besës dhe Demokracisë. Krenarë për shqiptarët tanë të mirëintegruar në shoqërinë italiane!”- shkruan Meta.
