Aksident te ish-“Sheshi Shqiponja”, makina përplas 25-vjeçarin me biçikletë, dërgohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2021, 20:45
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek “Sheshi Shqiponja” në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një biçiklist.
Mësohet se mjeti me drejtues A. C, 40 vjeç, ka aksidentuar 25 vjeçarin, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
