Shqiptarja që triumfoi në Turqi, 14-vjeçarja flet për çmimin e parë në “Golden Star Kids International”

Albana Bajraktari është 14-vjeçarja shqiptare që triumfoi në konkursin e muzikës në Turqi.

14-vjeçarja fitoi çmimin e parë në kompeticionin "Golden Star Kids International”.

"Është një ndër çmimet më emocionuese që kam marrë ndonjëherë", u shpreh Albana në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora.

Albana tha se muzika për të është gjëja që di të bëjë më së miri.

 Ndër të tjera ajo foli edhe për Turqinë.

"Turqia ishte shumë vend i bukur më pëlqeu shumë, kisha mundësi të eksploroja vende të bukura atje", tha Albana.

Për më tepër ndiqni intervistën e plotë: