Tiranë/ Tenton ti shpëtojë dhunës së bashkëshortit, gruaja hidhet nga kati i dytë
Një grua për pak ka gjetur vdekjen në tentativë për ti shpëtuar dhunës së bashkëshortit. Nagjarja ka ndodhur në Tiranë.
"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi në rrugën “Memo Meto”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila është ndjerë e frikësuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës".
Aktualisht kjo shtetase ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në Durrës dy të arrestuar për dhunë fizike ndaj bashëshorteve
Policia e Durrësit njoftoi sot se ka arrestuar dy shtetas për dhunë në familje.
Në pranga kanë përfunduar shtetasit D. M., 42 vjeç, banues në Shkallnur dhe F. C., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.