Vettingu i politikanëve/ Basha: Disa këtu në Kuvend rrezikojnë qëndrimin, fund lidhjes politikë-krim

Në fjalën e tij në Kuvend, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se Kundërshtarët e propozimit të Vettingut të politikanëve janë ata që rrezikojnë qëndrimin në sallën e parlamentit.

Ai theksoi se PD nuk do të pengohet në nismën e saj, as nga ata që i bëjnë opozitë opozitës dhe u vjen keq për ata që do të kalojnë në Vettingun e politikanëve.

Basha shtoi se shqiptarët duan ta shohin vendin që t’i bashkohet BE-së, jo t’i bashkohet vendeve afrikanë në raport me korrupsionin.

Basha: Kundërshtarët e propozimit të Vettingut të politikanëve janë ata që rrezikojnë qëndrimin në këtë sallë apo ata që në emër të qytetarëve, për shkak të korrupsionit dhe lidhjeve të tyre me krimin. Kjo nuk do të na pengojë, madje as ata që opozitën e opozitës e kanë sport kombëtar, që për 3 dekada kanë lëshuar romuze sa nga kafet, sa nga emisionet, sot kanë zhvilluar më shpejt sesa vaksina Pfizer anti-trupa, empati dhe dhembshuri për politikanët që do të kalojnë në sitën Vettingun.

Asgjë nga këto nuk do të ketë rëndësi për mua dhe për PD-në, apo për shumicën e shqiptarëve, sepse këto nuk janë prioritetet e PD-së, por vetë qytetarëve që duan t’i japin fund lidhjes së politikës me krimin. Shqiptarët duan ta shohin vendin që t’i bashkohet BE-së, jo t’i bashkohet vendeve afrikanë në raport me korrupsionin. Kjo është një situatë e jashtëzakonshme që kërkon mjete të tilla. Prandaj ky parlament duhet të mbajë një qëndrim në raport me atë që kërkojnë shqiptarët. Frika e pak njerëzve që kanë shpërdoruar pushtetin, nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës së shqiptarëve. Në këtë sallë nuk mund të ketë vend për krimin.