Përmbyset kamionçina në Kukës, humb jetën 37-vjeçari

Një 37-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Kukës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50 në fshatin Arrën.

Shtetasi D. D., 37 vjeç, banues në fshatin Arrën, duke drejtuar automjeti tip "Kamionçinë", ka humbur kontrollin e automjetin dhe ka dalë nga rruga,  dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.