Balla- Bashës: T’i referohemi raportit të KE, mirëpresim propozimet tuaja, Shqipëria i ka përmbushur detyrat e saj
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend, i është drejtuar Krydemokratit Lulzim Basha që të respektojë qëllimin e seancës dhe të fokusohet te progres raporti i KE.
Balla në fjalën e tij tha se progres-raporti i 2021 është ndër më të mirët që ka pasur Shqipëria më parë, teksa shton se në raport thuhet se vendi ynë i ka përmbushyr kriteret për zhvillimin e konferencës ndërqeveritare.
Taulant Balla: Do ishte mirë që mazhoranca dhe opozita ta respektonin qëllimin e vendosjes së kësaj séance në rregulloren e Kuvendin. Kjo nuk ndalon askënd që të ngrejë çështje që mund të jenë shqetësuese. Nuk jam këtu për të replikuar me Bashën. Do kisha dashur shumë që Kryetarin e opozitës ta dëgjoja duke iu referuar një dokumenti shumë serioz.
Dokumenti bazë që ne duhet ti referohemi është progres raporti i Komisionit evropian që është punë e shumë ekspertëve dhe punë e detajuar mbi bazën e progresit vit pas viti. Unë mendoj se ajo që na nderon të gjithëve është se ne do të kemi një debat për këtë çështje.
Dhe nëse nuk do të na e bëni ju do e bëjmë ne, për të diskutuar dokumentin më të gjithë pranueshëm nga ekspertët për integrimin. Progres-raporti i 2021 është ndër më të mirët që ka pasur shqipëria më parë. Progres raporti thotë se Shqipëria i ka përmbushur të gjithë kriteret për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.
Balla ndër të tjera ka theksuar se do mirëpresin të gjithë propozimet që do bëhen nga opozita dhe do të presin plotësimin e afatit nga rregullorja që të hyjnë në procedurat parlamentare
Taulant Balla: Unë nuk do të komentoj propozime tuaja për ndryshimet kushtetuese, i mirëpresim këto propozime, dhe do të presim plotësimin e afatit nga rregullorja që të hyjnë në procedurë parlamentare.
Edhe ne një rekomandim që ka qenë nga partnerët që kërkojnë zbatimin e reformës në Drejtësi që i janë drejtuar kryeparlamentares. Propozimi ynë është teknik, ndërsa tuajat kërkojnë kohë, unë e përshëndes opozitën që është rikthyer në këtë jetë aktive parlamentare.
