”Autorët në drejtim të pa ditur” Sokolaj: Vrasja në Fier nëse nuk zgjidhet mund të përsëritet pas ca muajsh
Drejtori i informacionit në RTV Ora, Trashëgim Sokolaj u shpreh se në disa qytete kemi persona të caktuar që lëvizin me automjete të porositura për tu përdorur në ngjarje kriminale.
Ai tha se ngjarja e Fierit ka prridhur shumë ekuilibri në qytet dhe të gjithë të dhënat, nëse nuk zbulohet, do të shoqërohet me një seri ngjarjesh të tjera në muajt në vazhdim.
Sokolaj: Në disa qytete kemi persona të caktuar që lëvizin me automjete të porositura për tu përdorur në ngjarje kriminale dhe për disa ditë me radhë për të ndjekur viktimën e atentatit. Këta persona nuk identifikohen nga policia dhe rrjeti i tyre. Fieri p.sh duhet të ketë një prezencë të lartë policore si një ndër qytetet më të mëdha në vend. Për të vazhduar pastaj me largimin e autorëve nga vendi i ngjarjes dhe ekzekutimi i strategjisë së tyre për ta mbuluar me mister ngjarjen. Policia thotë se kanë ikur në drejtim të paditur dhe nuk ka dëshmitarë nga kanë shkuar.
Mendoj se ngjarja e Fierit ka prridhur shumë ekuilibri në qytet dhe të gjithë të dhënat, nëse nuk zbullohet, do të shoqërohet me një seri ngjarjesh të tjera në muajt në vazhdim. Në ndryshim nga shumë atentate të tjera në vend, nuk mund të them se rasti i fundit në Fier, personi i vrarë kishte në CV-në e tij rekorde kriminale, pavarësisht se emri i tij nuk lidhet me vepra penale, ndërsa burime në policinë e Fierit thuhet se ai është një biznesmen shumë i fuqishëm, me origjinë nga Kosova. Ai ka nga pas një grup shumë të fuqishëm financiar dhe që e mbështet.
Sokolaj policia po heton disa pista që lidhen qysh me konfliktet e viktimës, ose të afërmit e tij, si dhe me investimet që po bëhen në qytet.
Sokolaj: Një nga pistat e hetimit është konflikti që Demir Backa ka pasur me një person një vit më parë. Dëshmitarët i kanë thënë policisë se ky konflikt ishte zgjidhur dhe personat nuk i ruheshin njeri-tjetrit, por kjo duhet verifikuar. Po konsiderohet edhe mundësia e një hakmarrjeje në raport me persona të lidhura me viktimën. Objekt hetimi është edhe një sipërfaqe e konsiderueshme në zonën e Fier ku po bëhen investime. Gjithsesi, nuk mund të flasim për pista të sakta, pasi po bëhen akoma verifikime për ngjarjen.
