Basha publikon raportet në Kuvend: Shteti shqiptar nën Edi Ramën, i kapur nga korrupsioni

Raportet e fundit të agjencive ndërkombëtare mbi sundimin e oligjit dhe koprrupsionin në vend ishin në fokus të diskutimeve të kreut të PD-së Basha në Kuvend.

Shqipëria, tha Basha, nën drejtimin e Ramës është kthyer në një shtet të kapur nga korrupsioni.

Basha: World Justice Project publikoi indeksin e sundimit të ligjit, shtetit të së drejtës për 2020-2021 ku Shqipëria renditej e fundit në Europë, e 83 nga 139 shtete të rruzullit.Vendi ynë mes Algjerisë dhe Surinamit, shtet të cilin e mbaj mend nga vitet e studimit në Holandë si vendi me një president në kërkim ndërkombëtar të akuzuar për korrupsion, trafik droge dhe vrasje politike.

Këtu është katandisur Shqipëria pas 8 vite sundimi të këtij Kryeministri në një vend ku korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit nuk përbën më lajm. Në një vend ku me mendjelehtësi marramendëse trajtohet me oreks të pangijshëm çdo lloj teme, mjaft që të eklipsojnë debatin mbi hallin e shqiptarëve.

Raporti konfirmon atë që PD ka denoncuar me forcë dhe ju qytetarët dhe sipërmarrësit e ndershëm përjetoni çdo ditë. Shteti shqiptar nën Edi Ramën nuk është thjesht i korruptuar por i kapur nga korrupsioni. Më së fundi edhe raporti i Transparency International e rendit Shqipërinë të 105 në botë, midis Zambias dhe Egjiptit, Mozambiku është diku afër.