Mungoi ish-sekretarja e gjykatës, shtyhet gjyqi për gjyqtaren Hoxha dhe të pandehurit e tjerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2021, 15:26
Shtyhet procesi gjyqësor në ngarkim të ish-gjyqtares së Krujës Enkeleida Hoxha, avokatit Aldo Tabaku dhe të tjerëve.
Shkak u bë mungesa e të pandehurës Manuela Mallkuci.
Në fazën e konstituimit të trupit gjykues, në zbatim të neneve 333 dhe 403 të kallëzimit për veprën penale është e detyrueshme deklarimi nga vetë e pandehura nëse i qëndronte kërkesës për gjykim të shkurtuar të bërë para gjyqtarit paraprak.
Sipas SPAK, ish-sekretarja e gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi ndikonte te të gjitha çështjet e përsonave të dënuar që kërkonin lirinë të shqyrtoheshin nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha.
Seanca e ardhshme u caktua për në datën 2 nëntor, ora 15:00.