PD kërkon uljen e TVSH-së në 6%, amendamentet nesër në Kuvend
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2021, 16:32

Partia Demokratike do të depozitojë nesër në Kuvend amendamentet për uljen e TVSH-së në 6% nga 20% që është aktualisht.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar.
Sipas PD-së, ulja e TVSH-së nga 20% në 6 % ndikon drejtpërdrejtë në familjet shqiptare, duke ulur çmimet e produkteve të shportës.
Kreu i PD-së Basha ka dalë me 7 propozime për tu ardhur në ndihmë qytetarëve, duke filluar nga heqja e taksës 240 lekë për litër karburanti, dhe uljen e TVSH-së për ushqimet nga 20 në 6 për qind.
