Nismat e PD në Parlament, Gjata: Nevojitet një kushtetutë e re për një ndryshim themelor
Juristi Çlirim Gjata është shprehur se qeverisja e sotme nuk e meriton që të jetë në qeveri, për shkak të asaj që ndodhi me 25 prill, pasi sipas tij kryeministri Edi Rama përdori mënyrën e manipulimin për të ruajtur pushtetin.
Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Anila Zyberja, teksa ka folur për situatën politike në vend, ku PD ka dorëzuar tre amendamente kushtetuese për reformën zgjedhore,Gjata ndër të tjera u shpreh se problemi nuk qëndron te reforma por sipas tij duhet një kushtetutë e re.
Çlirim Gjata: Që kur u vendos sistemi i ri zgjedhor në vitin 2008. Nuk është sistemi ai që i prish zgjedhjet, janë vullnetet politike që duan të manipulojnë për të ruajtur pushtetin, si në rastin e Ramës. Kjo shkakton mos realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Ajo që kam kritikuar unë është reforma zgjedhore, sepse ne kemi 7 reforma zgjedhore që nga viti 2000. Gjithë këto reforma zgjedhore dhe prapë kemi futjen e duarve të qeverisë në procesin zgjedhor për të ruajtur pushtetin. Mund të them se qeverisja e sotme nuk e meriton të qenit në qeveri për shkak të asaj që ndodhi në 25 Prill.
Nuk është problem te reforma ajo që duhet është se duhet një kushtetutë e re, një rithemelim. Ngelëm duke arnuar Kushtetutën, për çështje të zgjedhjeve, për reformën zgjedhore, për çështje imuniteti.
Më tej, juristi tha se sot Kushtetuta ka humbur bazamentin për një pushtet demokrat.
Çlirim Gjata: 5 herë kemi ndryshuar vetëm Kushtetutën. Sot Kushtetuta ka humbur bazamentin kryesor të qenit Kushtetutë e duhur për një pushtet demokratik.
Intervistoi Anila Zyberaj, përgatiti për online Anila Kolgjini.
