Dhuna në familje, Vangjeli: Shkak varfëria, papunësia dhe mentaliteti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2021, 16:27
Dhuna në familja, kohët e fundit në Shqipëri ka qenë një fenomen i përsëritur, ku ka përfunduar deri në vrasje.
Në një intervistë për Ora News, Adena Vangjeli, nga Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri është shprehur se shkaqet e dhunës në Shqipëri janë, varfëria, papunësia dhe mungesa e alternativave për punësim.
Adena Vangjeli: Dhuna është një fenomen global që ndodh kudo dhe jo vetëm në Shqipëri. Shkaqet ndryshojnë. Në Shqipëri, varfëria, papunësia, mungesa e alternative për punësim, mentaliteti luan një rol shumë të rëndësishëm në fenomenin e dhunës ndaj grave.
Intervistoi Sonila Musai, përgatiti për online Anila Kolgjini.
