Identifikohen dy personat që udhëtuan me avionin e rrëzuar në Vermosh
Në avionin e rrëzuar tre javë më parë, në zonën e Vermoshit udhëtonin dy shqiptarë, zbulojnë autoritetet pasi kanë bërë ADN-në e gjurmëve të gishtërinjve të lëna në avionin sportiv.
Identiteti i personave që ndodheshin në avion nuk bëhen të ditur për shkak të sekretit hetimor.
Më 4 tetor 2021, avioni u rrëzua 50 metër nga kufiri me Malin e Zi.
Ora News mësoi atëherë se piloti dhe pasagjeri ishin larguar nga vendi ngjarjes me një mjet fuoristradë, e cila i kishte marrë pas aksidentit.
Atëherë sipas dëshmitarëve okularë në avion ndodheshin disa persona, të cilët nuk i lejuan barinjtë që tu vijnë në ndihmë, ndërsa nga zona i largoi një fuoristradë.
"Është dëgjuar një krismë si granatë. Avioni ka rënë në livadh, janë afruar barinjtë dhe kanë parë 3-4 veta. Një prej tyre u ka thënë mos u afroni, këta kanë menduar që janë policia dhe nuk janë afruar. Njerëzit i kanë marrë me një fuoristradë dhe tani nuk ka njeri këtu. Tani ka ardhur policia e kufirit po bëjnë foto.Nuk jam afruar afër se kështu mu komunikua. Edhe policia e krimeve është rrugës" , dëshmuan atëherë barinjtë

