Aksion në Elbasan/ Pas kritikave të Ramës Bashkia largon shitësit ambulantë: Do pastrojmë qytetin

Ka nisur dy aksione që prekin direkt qytetarët dhe tregtarët.

Bashkia e drejtuar nga socialisti Gledian Llatja, paralajmëron se do të aplikojë penalitete për këdo që nuk do të paguajë parkingun për makinat, ndërsa tregohet e ashpër edhe me shitësit ambulantë.

Tregtarët ambulantë shprehen kundër këtij vendimi duke thënë se mbajnë familjet me aktivitetin që po u mbyllet nga pushteti vendor.

"Kemi fëmijët për t'i ushqyer."

"Me këtë punë mbahemi, nuk ka punë tjetër."

Ata apelojnë që Bashkia tu gejë një vend të përshtatshëm për ushtrimin e aktivitetit.

"Nuk kemi ku të shkojmë. Ku të shkojmë të mbytemi, me ccfar të jetojmë."

"Të na gjejnë vend ku të tregtojmë."

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakëve pak ditë më parë tha se Bashkia Elbasan i mbetjet buzë lumenjeve duke nditur ambientin.

Aksion në Elbasan/  Pas kritikave të Ramës Bashkia largon