Motrat “Stigmatine” Misionaret franceskane kremtojnë 30 vjetorin e rikthimit në Shqipëri

30 vjetorin e rihapjes së misionit të tyre në Shqipëri, misionaret "Stigmatine" e shënuan me një ngjarje të rëndësishme për Shkodrën.

Ato i dhuruan qytetit, rezidencën për të moshuar dhe qendrën shëndetësore, me kapacitet akomodimi për 30 persona.

Inaugurimi i saj u bë nga nunci apostolik në Shqipëri dhe arqipeshkëvi i Shkodrës që vlerësuan nismën.

"Motrat Stigmatine festojnë 30-vjetorin, duke i dhënë kësaj toke 2 dhurata të çmuara."

Ndërtimi qendrës nuk erdhi rastësisht, por pas studimit të gjendjes në territor dhe krizës që ka shkaktuar emigracioni, ku të moshuarit po mbeten vetëm.

Motër Marije Kaleta dhe Roza Kraja, janë dy misionaret më të vjetra të këtij urdhri të cilat në këtë ditë të veçantë morën bekimin apostolik të Papa Françeskut.

Ato rrëfejnë vitet e errëta të komunzimit dhe si e ruajtën besimin, ndërsa shihnin torturat që kalonte shoqja e tyre, sot martire e kishës Marie Tuci.

"Kam qenë 10 vjeç kur na përzunë komunistët, e kam ndenjur deri sa u bëra 60 vjeç. Atëherë u bëra murgeshë. Kam 30 vite që jam murgeshë. Shën Maria ka qenë shoqja ime, kam ndenjur 4 vite me të."

Motrat "Stigmatine" i përkasin urdhrit Françeskan shqiptar.

Motrat  “Stigmatine” Misionaret franceskane kremtojnë 30

Motrat  “Stigmatine” Misionaret franceskane kremtojnë 30

/Ora News/