Vrasës me pagesë për biznesmenin Backa, Makina e autorëve me targa të vjedhura në Kosovë

Biznesmeni Demir Backa dyshohet se është qëlluar me 18 plumba mbrëmjen e të shtunës, 23 tetor 2021, nga vrasës me pagesë. Kjo pistë e policisë përforcohet nga mënyra e realizimit të atentatit dhe “zhdukja” e autorëve pa lënë asnjë gjurmë.

Makina tip Benz që dyshohet se u përdor nga vrasësit u gjet në zonën e Daullasit është dërguar breda drejtorisë së Fierit aty ku po i nënshtrohet ekspertizave.

Sipas të dhenave paraprake targa e Kosovës që i përket një tjetër automjeti është vendosur në makinën e krimit për të humbur gjurmët ndërkohë që mjeti tip Benz nuk figuron i regjistruar në Shqipëri.

Brenda makinës autorët kanë lënë një kallashikov dhe një pistoletë ndërkohë që  të dy armët rezultojnë me numër serie të fshirë. 57 vjeçari Demir Baçka, ka marrë 3 plumba në qafë dhe 15 të tjerë në kraharor. Pas atentatit policia shoqëroi 15 persona por nga dëshmia e tyre nuk është përftuar asnjë detaj konkret për autorët e ngjarjes.