Maliqi takohet me Berishën: Të bashkuar drejt fitores!
Ish-deputeti Lefter Maliqi është takuar me zotin Berisha. Ai ka ndarë një foto me Doktorin në rrjete sociale dhe shkruan se është takuar me Liderin Berisha në një moment shumë të rëndësishëm për fatin e vendit dhe demokracisë.
"Të bashkuar drejt fitores", shkruan Maliqi duke lënë të nënkuptohet se është pozicionuar në krah të Berishës.
Postimi i plotë:
"Takim miqesor me Liderin Berisha, ne nje moment shume te rendesishem per fatet e vendit dhe demokracise. Mirenjohje per investimet, kontributin e tij human dhe te Zonjes se tij fisnike ne qarkun Berat, i cili eshte 10 here me i madh se i qeverisjes 13 vjecare te Rilindjes.
Investime te prekshme ne qarkun Berat nga Frasheri, Gega, Kozare, Kucove, Perondi , Ure, Bistrovice, Cukalat, Kutalli, Lapardha, Qereshnik, Lumas, Roshnik, Berat, Sinje, Skrapar etj. Te bashkuar drejt fitores se sigurte !"