“Ti më tregon mua edukatën? Turp o burrë” Dash Shehi përplaset me Shalsin në Komisionin e Ekonomisë
Komisioni i Ekonomisë diskutoi sot (25 tetor) marrjen e eurobondit 500-700 milionë euro. Eurobondi që pritet të emetohet në vitin e ardhshëm do të përdoret për të mbuluar nevojat e qeverisë, si për financimin e borxhit të kaluar ashtu edhe për nevojat që ka shkaktuar pandemia.
Por gjatë Komisionit nuk munguan as debatet mes palëve. Protagonistë ishin kryetari i Komisionit Eduard Shalsi dhe Dashamir Shehi.
Debati:
Eduard Shalsi: Për mua çdo sugjerim merr vëmendjen maksimal;e. Unë nuk besoj se as zoti Shehi, po asnjë deputet nuk ka nevojë për avokati në këtë Komision. Për mua është shumë e rëndësishme që edhe kur mos biem dakord, mos biem në mënyrë të papëlqyeshme. Konstatova dy fakte, thashë 2-3 shqetësime sikundër secili prej jush është i lirë t'i thotë. Shpreh bindjen që komisioni do të vijojë me profesionalizëm.
Nëse dikush do të bëjë ironi, do të qeshë, do të marrë një kundërshti apo fjalë nga personi tjetër, atëherë natyrisht…Mua nuk më shqetësojnë debatet, as shpotitë ndonjëherë apo tjetër për sa kohë nuk janë dashakeqëse. Duhet të mësohemi me debatin dhe pikëpamjet e kundërta. Kishe diçka para se ta mbyllim zoti Shehi?
Dashamir Shehi: Po jua kursej kolegëve këtë muhabetin, pasi është e kotë ky moralizimi. Këtu nuk je kryetar i frontit, ne për gjestet tona të pahijshme mbajmë përgjegjësi personale. Unë besoj zonjën e njoh që fëmijë nuk kam ndërmend as ta ofendoj dhe as ta poshtëroj. Ky është një budallallik.
Eduard Shalsi: Nuk e tha njeri atë.
Dashamir Shehi: Unë mund të qesh dhe kur thua ti ndonjë fjalë.
Eduard Shalsi: Patjetër, por ti nuk paske kuptuar fare.
Dashamir Shehi: Unë jam 64 vjeç. Kam 30 vite në parlament. Kaq, mos e bëj më, legen. Po më jep ti leksion mua për edukatën? Turp o burrë. Më tregon mua qeshe, qave.
Eduard Shalsi: Fike pak mikrofonin se nuk paske kuptuar fare çfarë thashë unë.
