Aksident i katërfishtë në Berat, Fiati me shpejtësi përplas 3 makina dhe godet betonin ndarës të rrugës
Një aksident i katërfishtë ka ndodhur sot, 25 tetor në Berat, në aksin midis Urës së Varur dhe Urës së Goricës.
Nga të dhënat e para mësohet se një automjet tip Fiat Stilo që qarkullonte me shpejtësi, pasi ka goditur disa mjete që lëviznin në atë kohë në rrugë përpara tij, ka përfunduar i përplasur me betonin ndarës të rrugës.
Në aksidentin e katërfishtë janë përfshinë katër automjete, dy prej të cilave Mercedes Benz, njëra e tipit Wolsvagen Golf dhe një Fiat Stilo.
Si pasojë e aksidentit fatmirësisht nuk ka pasur viktima ndërkohë që të katër mjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale.
Aksidenti i katërfishtë në aksin kryesor dhe të vetëm (hyrës e dalës) në qytetin e Beratit shkaktoi bllokimin e qarkullimit të automjeteve për rreth 30 minuta,duke krijuar radhë të gjata makinash në të dyja krahët.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore,që pasi kanë kryer këqyrjen e vendit të aksidentit kanë spostuar edhe mjetet e dëmtuara,duke bërë që të vijojë normalisht qarkullimi.
Sipas burimeve të policisë në vendngjarje mendohet se shkak për aksidentin e katërfishtë të jetë bërë shpejtësia e mjetit tip Fiat Stilo si dhe mosrespektimi i distancën së mjeteve në qarkullim.
