PD çon “Becchettin” në Kushtetuese, Duma: Do luftojmë deri në fund, faturën 120 mln euro do ta paguajë Rama
Të drejtën që i mohoi Kuvendi, për të hetuar çështjen “Becchetti”, Partia Demorkatike do e kërkojë në Gjykatën Kushtetuese. Nënkryetarja Grida Duma dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, dorëzuan padinë në gjykatë ndërsa vendimin e socialistëve që rrëzoi kërkesën e tyre disa dit më parë qe cilësuan si antikushtetues.
"Për të përcaktuar përgjegjësinë administrative e secilit prej zyrtarëve publike dhe për t'i përballur ata me pasojat financiare që sjell ky vendim," tha Bardhi.
Grida Duma tha se faturën e arbitrazhit duhet ta paguaje kryeministri.
"Komisioni Hetimor po vonon për çështjen Becchetti, por nuk pengohet dot plotësisht. E sigurt është që Shqipëria është e vonuar në shumë aspekte, por le të përpiqemi mos jetë e penguar plotësisht dhe e harruar dhe këtë do të bëjmë sepse 120 milionë euro i arbitrazhit që ndëshkon Shqipërinë, që ta paguajnë shqiptarët kur shkaktar është Rama dhe qeverisja për shkak të faktit të thjeshtë se politika merr hak politikisht ndaj një medie.
Shkaktarë janë ata duke influencuar edhe te Gjykatat shqiptare të cilat në përfundim marrin vendime që ndëshkohen nga Gjykatat Ndërkombëtare. Ne do të luftojmë deri në fund që 120 milionët mos t'i paguajnë shqiptarët, por Ram," tha Duma.
Me rikthimin në nstitucione dher nisjen e sesionit të ri parlamenatr, Demokratët kërkuan ngritjen e 3 komisioneve hetimore, një për zgjedhjet e 25 prillit, i cili tashmë ka filluar punën, komisionin për inceneratorët, i cili ende nuk është votuar në parlament dhe komisionin për çështjen “Becchetti” për të cilin do të vendosë gjykata Kushtetuese. Komisioni “Becchetti”, synon hetimin e të gjithë veprimtarive të e institucioneve shtetërore që janë përgjegjës për vendimin e arbitrazhit për t’i paguar biznesmenit italian 120 milion euro.
