"Syrin e çunit e dua në vend siç e pati!" Flet babai i djalit të dhunuar nga policët në Lushnje: Jam me 5 unaza në zemër
Babai i Amarido Hoxhës, tregtarit të Elbasanit i cili u dhunua nga policët në rrethrrotullimin e Savrës, Fier, dy ditë më parë kërkon drejtësi.
Me syrin e majtë të mbyllur dhe të nxirë, 28 vjeçari Hoxha, denoncon se në këtë gjendje e ka bërë një efektiv i policisë së Lushnjes.
Babi i tij thotë se e do syrin çunit ashtu siç ishte, pasi 28-vjeçari shprehet se nuk mundet ët shohë qartë pas dhunës së ushtruar nga policët.
"Syrin e çunit e dua në vend siç e pati. Se kush e bëri nuk dua ta di fare. Dhe mbreti i mbretërve të jetë. Un jam i ati, jam Pëllumb Hoxha nga Samatica, me pesë unaza. Syrin e çunit e dua në vend," tha babai i Amarildos.
28 vjeçari pretendon se arsyeja e vetme pse u dhunua ishte fakti se ai po bënte një video live në rrjetet Sociale.
Ndërsa policia jep një version tjetër të ngjarjes. Sipas komunikatës zyrtare thuhet se Hoxha ka ofenduar dhe nuk ka pranuar që të japë dokumentet punonjësve të policisë duke i kërcënuar me jetë.
