Përgjysmimi i urbanëve, në Tiranë “kërcen” kurba e infektimeve, ulen vaksinimet

Infektimet e reja me Covid 19 kanë shënuar një rritje të menjëhershme javën e fundit në gjithë Shqipërinë, por Tirana mban numrin më të madh të rasteve të reja. Kjo rritje me 1867 të prekur të rinj në kryeqytet vjen një javë pas përgjysmimit të flotës së transportit çka ka sjellë dyndje në urbanët e Tiranës dhe shkelje të masave anti-Covid.

Infektimet e reja me Covid 19 kanë shënuar rritje të ndjeshme javën e fundit në Shqipëri.

3 725 persona janë infektuar në gjithë vendin në këtë hark kohor, ndërkohë që numri më i madh është në Tiranë me 1867 persona të prekur.

Kjo rritje e infektimeve vjen edhe në javën kur ka patur më shumë grumbullime për shkak të aktiviteteve dhe dyndjes në urbane pasi është përgjysmuar flota në Tiranë.

Rritja e infektimeve vërehet edhe nga mjekët e familjes.

"Në praktikën tonë të përditshme mund të them që java e shkuar ishte me një numër më të lartë rastesh. Kryhen diku 60 tamponë çdo ditë. Përqindja e rasteve që konfirmohen pozitive është më e ulët, te 10%."

Numrin më të lartë të infektimeve ditore e mban Tirana, ku vetëm në një javë (nga e diela në të dielë), ka pasur 1867 raste të reja.

Por ndërkohë që raportohet shtim i infektimeve, kemi një ulje të vakdinimit.

Sipas të dhënave të “Ëorld in Data”, në Shqipëri janë vaksinuar 34.5 për qind e popullatës.

Nga këta, 30 për qind janë imunizuar plotësisht.

Këto shifra i referohen periudhës nga 27 dhjetori 2020 deri në 21 tetor të këtij viti.

Sipas raportit, vendi ynë radhitet i i fundit në Europë, duke lënë pas vetëm Bosnje Hercegovinën dhe Ukrainën.

Kosova, e cila e nisi e fundit fushatën e vaksinimit, sot renditet e dyta pas Serbisë.

Nga shtatori deri tani në Shqipëri kanë humbur jetën 376 persona për shkak të Covid.

Përgjysmimi i urbanëve, në Tiranë “kërcen”

Përgjysmimi i urbanëve, në Tiranë “kërcen”