Hetimet për rusët, Spa ruhet me policë, analizat e ujit dhe klorit në një laborator të certifikuar ndërkombëtarisht

Prokuroria vijon të presë rezultetet e analizave dhe ekspertizave në lidhje me vdekjen e misterioze të katër shtetasve rus të cilët u gjetën të vdekur më 15 tetor në një hotel në Qerret. Analizat e ujit krahas ISHP-së po verifikohen edhe në një laborator privat të certifikuar ndërkombëtarisht me seli në Tiranë.

Prokuroria e Kavajës ka kërkuar ndihmën e një laboratori shqiptar të akredituar ndërkombëtarisht për të analizuar ujin e pishinës së hotelit ku ndodhi vdekja e katër turistëve nga Rusia më 15 tetor.

Ky rezultat dhe analiza e klorit të përdorur në ambientet e saunës dhe pishinës për dizifektim, duket se do të përcaktojnë edhe vijimësinë e hetimeve.

Aktualisht dosja është regjistruar si vrasje por rezultati i analizave të të gjithë faktorëve të gjendura në ambientet e SPA-së do të përcaktojë shkencërisht nëse jemi përpara një helmimi të qëllimtë apo një vdekje aksidentale nga përbërës të klorit.

Paralelisht Prokuroria është duke pritur edhe përgjigjet ekspertizës që po u bëhet katër shtetasve në Rusi për të dalë me një konkluzion të përbashkët.

Ndërkohë deri në një përcaktim të saktë të shkaqeve të vdekjes, ambien ti SPA-së në hotel si dhe dy dhomat ku ishin akomoduar 4 turistët vijon të qëndrojnë të bllokuara dhe ruhen.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 15 tetorit ndërsa 4 turistët mësohet se ishin pjesë e një guide edhe me 4 shtetas të tjerë rus, të cilët ditën e ngjarjes kanë përshkruar të njëjtin intenerar dhe kanë konsumuar ushim në të njëjtat vende.

Pak ditë më parë djali i familjes, Aleksandër Burenkov, ka tërhequr trupat e prindërve të tij Natalia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkova, 60 vjeç, si dhe të motrës Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe partnerit të saj Nikita Belousov, 37 vjeç.