Adrenalinë dhe shpejtësi në rrugët e Beratit, 100 motoristë nga Shqipëria e Kosova dhurojnë spektakël

Qyteti i Beratit ka shijuar përgjatë mbrëmjes së djeshme (24 tetor) një paradë të jashtëzakonshme motorësh në rrugët e tij.

Rreth 100 motoristë nga Shqipëria dhe Kosova janë bërë pjesë e një gare  që zgjati për disa orë në brigjet e lumit Osum.

Atmosfera e jashtëzakonshme e kësaj gare u ndoq me kureshtje të madhe nga qytetarët beratas,të cilët shijuan më pas edhe paradën e motoristëve në rrugët e qytetit.

Motorë të tipave të ndryshëm kanë dhuruar spektakël në çdo rrugë gjatë zhvillimit të paradës së tyre që ka filluar përgjatë Pedonales së qytetit dhe ka vijuar në rrugën kryesore të qytetit,përmes dy lagjeve muzeale "Mangalem" e "Goricë".

Qytetarët beratas, jo vetëm që janë argëtuar nga ky spektakël i rrallë por kanë mundur edhe t'i shohin e prekin nga afër motorët Relly të tipave e modeleve të ndryshme, që qëndruan të ekspozuar në Pedonale.

Motoristët dhe qytetarët beratas shijuar së bashku edhe një mbrëmje festive në qendër të qytetit,me muzikë e këngë të interpretuara nga këngëtari Devis Xherahu.

Është i dyti vit radhazi që ky aktivitetet organizohet në qytetin e "Një mbi një dritareve", duke përcjellë jo thjesht shpejtësi dhe pasion në çdo rrugë të Beratit por duke u shndërruar në një formë promovimi për zhvillimin turistik në qytet.