“Midis Egjiptit dhe Zambisë për korrupsionin e ryshfetin”, Basha publikon grafikët

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka publikuar disa grafikë që sipas tij pasqyrojnë raportin e World Justice Project, Bankës Botërore si dhe BERZH-it sa i përket ryshfetit, korrupsionit dhe sundimit të ligjit.

Sa i përket sundimit të ligjit, në grafikun e publikuar nga Basha thuhet se jemi midis Kazakistanit dhe Afganistanit, ndërsa për sa i përket indeksit të korrupsionit Shqipëria renditet mes  Egjiptit dhe Zambisë.

“Renditja e Shqipërisë sipas Projektit të Drejtësisë Botërore si dhe BB dhe BERZH: Sundimi Ligjit: Midis Kazakistanit dhe Afganistanit; Indeksi i Korrupsionit: Midis Egjiptit dhe Zambisë; Niveli i Ryshfetit: Midis Zambisë dhe Marokut Përcaktimi është i nevojshëm për t’u përballur me autokratët e korruptuar të BB”, shkruan Basha.

  •    
    “Midis Egjiptit dhe Zambisë për korrupsionin e ryshfetin”,
     
  •    
    “Midis Egjiptit dhe Zambisë për korrupsionin e ryshfetin”,
     
  •    
    “Midis Egjiptit dhe Zambisë për korrupsionin e ryshfetin”,