Ja pse qitësit e Backës e zgjodhën zonën e Daullasit për të djegur makinën pas krimit. 15 të shoqëruar
Atentati i ndodhur mbrëmjen e 23 tetorit 2021 në rrethrrotullimin afër QTU-së në Fier është ende pa autor ndërsa mësohet se policia ka shoqëruar deri tani 15 persona.
Ata janë marrë në pyetje si persona që kanë dijeni ose mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij atentati ndaj bizmesmenit Demir Backa.
Ora News ka shkuar në zonën e Daullasit, aty ku u gjet e djegur makina e autorëve të dyshuar të ekzekutimit.
Gazetarja e Ora News Inelda Vallja na tregon se kjo zonë është përdorur dhe në atentate të mëparshme si vend ku autorët djegin makinën dhe më pas zhduken.
“Ata kanë hyrë përmes tokave dhe pasi kanë ndaluar pranë një kanali vaditës I kanë vënë flakën. Zona e Daullasit është një zonë ku ka vetëm tokë arë, nuk ka banesa afër dhe as kamera sigurie” na informon ajo
Më pas mendohet që ata kanë vijuar drejt By Pass të Fierit.
Deri tani nuk ka ende të arrestuar ndërkohë që pista kryesore që po heton policia lidhet me një konflikt që 57-vjeçari ka pasur një vit më parë.
Policia beson se vrasja është kryer nga një skuadër nga Vlora, e mirëorganizuar dhe me eksperiencë në vrasjet me pagesë

