Fier/ Po thanin drogë, sekuestrohen 60 kg kanabis në stallë, arrestohen 7 persona. Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit

Shtatë persona janë arrestuar sot në Fier për prodhim dhe shitje të narkotikëve e kryer në bashkëpunim dhe kultivim të bimëve narkotike.

Mes tyre është proceduar penalisht kryeplaku i fshatit Hamil, Sinan Hebeja.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Hamil në stallën në pronësi të personit me inicialet A. H., janë gjetur dhe sekuestruar 60.4 kg kanabis.

Si pasojë u arrestua në flagrancë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim dhe "Kultivimi i bimëve narkotike"  një 42 vjeçar, banues në Hamil, si edhe u arrestuan për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim shtetasit Z. K., 36 vjeç, A. K., 24 vjeçe, F. K., 38 vjeçe, H. K.,  60 vjeçe dhe F. K., 34 vjeçe, banues në fshatin Baltëz, të cilët u gjetën në stallën e shtetasit A. H., duke kryer procesin e tharjes së bimëve narkotike.

Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", kryeplaku i fshatit Hamil, shtetasi S. H., 56 vjeç.

Gjatë kontrollit të territorit, po në këtë fshat, në tokën e mbjellë me misër të shtetasit E. H., 39 vjeç, u gjetën të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 39 vjeç, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprime të mëtejshme.