Pas një jave të ngjeshur pune, ambasadori Soreca merr ambasadorin gjerman e ngjiten në mal
Ishte një javë e ngjeshur kjo që sapo lamë pas për ambasadorin e BE-së Luigi Soreca. Më 19 tetor Komisioni Europian publikoi progres raportin për Shqipërinë. Ambasadori i BE-së u dorëzoi institucioneve një kopje të këtij raporti duke lënë pas edhe detyrat që dalin nga ky raport.
E pas kësaj jave të ngjeshur duhet një fundjavë plot energji.
E ku ka më mirë se ti ngjitesh malit. Madje këtë fundjavë ambasadori Soreca ka ftuar në aventurën e tij edhe ambasadorin gjerman Peter Zingraf.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasadori i BE-së thotë se për fundjavë ngjiti në këmbë majën e Gamtit bashkë me mikun e tij, ambasadorin gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf.

Soreca thotë se ecja në malet e Shqipërisë është mënyra më e mirë për tu karikuar në energji pas një jave intensive pune.

"Ecja në malet e Shqipërisë është mënyra më e mirë për të rimbushur bateritë pas një jave intensive pune. Do të vazhdojmë të zbulojmë bukuritë e Shqipërisë. Sot së bashku me mikun tim Amb. Peter Zingraf u ngjitëm në malin Gamti, 1266 m të lartë. Pamje nga liqeni i Bovillës", shkruan Soreca në Twitter.

1/2 Hiking ????#Albanian???????? mountains is the best way to recharge batteries after an intense working week. And to continue discovering the beauties of Albania♥️. Today together with my friend Amb. Peter Zingraf???????? we climbed up #Gamti mountain and its 1266 m. Views on #Bovilla lake.. pic.twitter.com/iqFynf4Vv0
— Luigi Soreca???????? (@LSorecaEU) October 24, 2021
"Foltorja" udhëton nesër në Kavajë
25 Tetor, 10:34

