VIDEO/ Atentati ndaj biznesmenit Backa: Makina e djegur transportohet me karrotrec në policinë e Fierit
Tërësisht e shkrumbuar nga zjarri ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë Fier, automjeti i markës "Benz " me të cilën dyshohet se është kryer atentati i së shtunës në mbrëmje (23 tetor) në Fier ku mbeti i vrarë biznesmeni Demir Backa.
Mësohet se automjeti i djegur është vendosur në ambjentet e policisë si prove materiale e hetimit të kësaj ngjarje.
Makina ishte me targa të Kosovës dhe u gjet në zonën e Daullasit, 15 minuta larg vendit ku ndodhi vrasja.
Po verifikohet nëse jane reale apo false dhe nëse jane reale kur ka hyrë ky automjet në Shqipëri dhe në pronësi të kujt është.
Gjithashtu po punohet për të zbuluar numrin personave të përfshirë në këtë atentat, nëse dy atentatorët kanë pasur ndihmës në kryerjen e krimit.
57-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi brenda automjetit të tij tij "Audi" teksa ishte duke parkuar pranë ish-QTU, një zonë mjaft e populluar.
Demir Backa u dërgua me urgjencë në spitalin e Fierit por pak më shumë se një orë pas ngjarjes ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.
Pasi kanë shkrepur të paktën 16 plumba drejt objektivit të tyre, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa siç ndodh zakonisht në vendin tonë pak minuta më vonë ata dogjën makinën e krimit në dalje të by pass-it, për të zhdukur çdo provë.

