Harta/ Shqipëria e nisi e para fushatën e vaksinimit, renditet nga fundi. Kosova prin

Edhe pse Shqipëria ishte ndër vendet e para në rajon pas Serbisë që nisi vaksinimin masiv, ajo renditet ndër shtetet me përqindjen më të ulët të vaksinimit në Evropë.

Sipas të dhënave të “World in Data”, në Shqipëri kane marre dozen 34.5 për qind e popullatës.

Nga keta 30 për qind i kanë marrë të dyja, ndërsa 4.3 për qind kane marre vetem nje.

Referuar këtyre të dhënave, Shqipëria lë pas vetëm Bosnje Hercegovinën. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1 865 942 doza, prej tyre 868 964 qytetarë i kanë marre te dyja, ndersa stok kane mbetur 1.5 milionë.

Edhe pse thirrjet e autoriteteve shendetesore kane qene te shpeshta , mes qytetareve ka pasur hezitim.

Nderkohe Kosova, ka shenuar progres edhe pse ishte e fundit në rajon që nisi procesin. Brenda një kohe të shkurtër jane vaksinuar 47 për qind të popullsisë, duke lënë pas Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Vendin e pare ne rajon e mban Greqia, ndërsa në Europë është Portugalia e ndjekur nga Malta, Islanda, Spanja dhe Italia. Shqiperia po kalon një tjetër valë të COVID pasi rastet ditore prej javen e fundit janë mbi 500 dhe që nga fillimi i pandemisë kanë arritur në 181 696.

Vdekjet e raportuara nga Ministria e Shëndetësisënga pandemia kanë regjistruar gjithashtu një rritje në 2 muajt e fundit pasi vetëm gjatë shtatorit kanë humbur jetën 200 persona, ndërsa gjatë këtij muaji numri i viktimave deri tani ka arritur në 176. Virusit nuk i kane mbijetuar ne total 2 874 persona .

Shifrat 

“Our world In Data” tregon me shifra dhe me grafikë se ku renditen shtetet sa i takon këtij procesi të vaksinimit.

E para renditet Emiratet e Bashkuara Arabe të cilat kanë arritur të vaksinojnë 96% të popullsisë (86 % me të dyja dozat).

E dyta renditet Portugalia me 88 % të popullsisë së vaksinuar dhe në vend të tretë renditet Kuba me 86 %.

Në rajon Shqipëria renditet pas Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Kroacisë, Malit të Zi dhe lë pas vetëm Bosnje Hercegovinën ku janë vetëm 23 % e popullsisë e vaksinuar.

Shteti më i vaksinuar në Europë është Portugalia (88%) i ndjekur nga Malta (83%), Spanja (81%), Italia (77%).

Harta/ Shqipëria e nisi e para fushatën e vaksinimit, renditet nga