Ndryshime të tjera në polici: Pas drejtorëve, radhën e kanë zëvendësdrejtorët

Nuk ndal furtunën drejtori i Policisë së Shtetit i emëruar vetëm pak kohë më parë, Gledis Nano.

Ndryshime të tjera në policinë e shtetit. Tani në rang zëvendësdrejtorësh.

Artur Shira nga zv.drejtor për hetimin e krimit në Durrës shkon me të njëjtin post në Fier.

Ilir Proda nga zv.drejtor për hetimin e krimit në Korçë shkon në të njëjtën pozitë në Elbasan.

Vendin e Prodës në Korçë e zë Ermal Muça.

Sakaq ndryshime ne rang zëvendës drejtorash priten edhe në Dibër, Kukës, Lezhë etj.